VIDEO/ Miqësore ‘vëllazërore’, por Shqipëria e Panuccit turpërohet para Kosovës

453

Në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut u luajt ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Syri.net.

Kosova fitoi me rezultatin e pastër 3-0, duke i dhënë një leksion kuqezinjve të Christian Panuccit.

LEXO EDHE:
Nis pjesa e dytë, Panucci dhe Challande nuk bëjnë ndryshime në formacion
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Kosovën me golin e shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë është përsëri Zeneli i cili me një veprim mjaft të bukur shënon një supergol, duke dyfishuar shifrat.

Nuk mjaftohet Kosova, teksa shënon dhe golin e tretë. Krosim i Zhegrovës (67’) nga e djathta, topi nuk devijohet nga askush dhe Berisha i surprizuar e sheh topin në rrjetë.

Në fund kosovarët godasin edhe shtyllën e Berishës, ndërsa kuqezinjtë ishin të pafuqishëm për të realizuar të paktën golin e nderit.

Goli i Zenelit

Goli i Pare i Zenelit on Vidnews.

Goli i dytë i Zenelit

Goli i dytë on Vidnews.

Rasti Avdiajt on Vidnews.

Comments