VIDEO/ Premierë: Argjentina Ramosaj publikon klipin e ri “A po ma jep”

512
fresco

Vetëm pak ditë pasi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me reperin Vig poppa, këngëtarja Argjentina Ramosaj ka sjell edhe një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për një këngë të re ritmike, të titulluar “A ma jep?”.

Kënga është punuar nga Cekic Beats dhe ES Beats, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Vig Poppa.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe pranveror, dhe është punuar nga produksioni Entermedia.

Këngëtarja edhe këtë herë vjen e thjeshtë në stil dhe mjaft tërheqëse, duke rrezatuar freski.

Për këngën e re “A ma jep?” dhe angazhimeve të saj më të fundit, Argjentina do të flasë gjerë e gjatë në një intervistë për Telegrafin, e cila publikohet këto ditë. /Telegrafi/

Comments