(VIDEO) SHKOLLAT NË RAJONET E VËRSHUARA PO BËHEN GATI PËR 1 SHTATORIN

345

shkollat

Në prag të 1 shtatorit kur nxënësit duhet edhe të fillojnë në shkollë, në vendet e vërshuara mbrëmjen e 6 gushtit po përgatitet terreni. Stajokovci dhe Straçinca kanë filluar me punë, lyerja dhe pastrimi i shkollave po bëhet. Të dy shkollat në këto venbanime të cilat e mbajnë të njëjtin emër “Kiril i Metodi” po ndihmohen nga USAID tha përgjegjësja në fshatin Straçinc, Muzafere Shabani.

“Ndërmorëm masa siç e dinë dhe i tërë opinionin për shkak të katastrofës natyrore, dhe u vendos që nga USAID të shohin se sa janë dëmet prej ministrisë po ashtu nga kompania SAVA dhe kanë ndërmarr masa që të bëhet lyerja e shkollës dhe të bëhet pastrimi i objektit”, tha përgjegjësja e shkollës, Muzafere Shabani.

Përveç lyerjes ende nuk është diskutuar për diçka më tepër edhe pse kjo shkollë ka nevojë për një rikonstruim thelbësor.

“Nuk kemi biseduar asgjë,vetëm mund të ju tregoj për gjërat që i di dhe që kanë vendos ti bëjnë kurse për inventar nuk është folur asgjë”, theksoi Shabani.

Kohë më parë, për shkak të kushteve të vështira është paraparë një projekt për ndërtimin e ri të një shkolle në këtë fshat por ministria e arsimit ka hedh po ashtu duke thënë se nuk i përmbushin kushtet për të filluar ndërtimin e sajë.

Comments