VIDEO/ Ushtari në Greqi që bëri shqiponjën: Krenar që jam shqiptar, por u pendova, se jam rritur këtu!

187

VIDEO/ Ushtari në Greqi që bëri shqiponjën: Krenar që jam shqiptar, por u pendova, se jam rritur këtu!

Në mediat greke është publikuar një intervistë që ka dhënë njëri prej ushtarëve të “fotoskandalit” në Greqi, ku duken 7 ushtarë që bëjnë shqiponjën me duar. Për televizionin “Star” ka folur njëri prej tyre.

Ai ka kërkuar që zëri i tij të sfumohej për arsye që të mos identifikohet, ndërkohë që ka treguar se kjo ishte thjesht një shaka që ata kishin bërë dhe se nuk kishte asnjë qëllim tjetër.

23-vjeçari ka thënë se këtë foto ishin të gatshëm ta bënin edhe 400 ushtarë të tjerë, por ishin duke luajtur futboll dhe nuk u mblodhën dot.

“Ç’ne vetëm ne të shtatë?! Do ta bënin edhe 400 ushtarë të tjerë, por ç’e do që ishin duke luajtur futboll, dhe ne që ishim aty thamë hajt se po e bëjmë një foto të tillë për qejf”, ka thënë ai.

“Foton e hodhi dikush nga ne në rrjetet sociale, por pa e ditur ne të gjashtë se u bë publike. Jam pendur për këtë veprim, por nëse vija flamurin shqiptar, atëherë vërtetë do të ishte tradhti. Jam penduar, por më shumë për familjen time të cilët qanin gjithë ditën dhe bëheshin merak për mua. Jam rritur në Greqi, më ka rritur Greqia, pavarësisht se kam lindur në Shqipëri. Jam krenar që jam shqiptar, por krenar edhe që bëra ushtrinë këtu”, shprehet ai.

Ai mohoi kategorikisht se ky veprim ishte i porositur nga dikush, duke theksuar se ishte thjesht një foto për qejf,- shkruan Panorama.

Ushtarët që bënë shqiponjën në Greqi dënohen me nga 60 ditë burg Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg. Kështu, “Mono News” shkruan se kjo masë është kërkuar nga kreu i shtabit dhe është maksimumi i dënimin disiplinor që jepet për anëtarët e ushtrisë greke.

Kërkesa është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pritet që të firmoset nga Kamenos. Pas kësaj, nuk dihet fati i ushtarëve, nëse do të përjashtohen nga ushtria ose jo.

Comments