(VIDEO) VAZHDOJNË KËRKIMET PËR GJETJEN E ELIFIT

168

elif

Moebel THEMA

Kërkimet për gjetjen e vogëlushes gjashtëmbëdhjetë muajshe, Elif Fejzullahu do të vazhdojnë. Edhe pse sot kanë pauzuar kërkimet, familjarët thonë se kërkimet do të vazhdojnë nga dita e nesërme, njofton SHENJA.

Gjyshi i Elifes, thotë që dëshira e tij më e madhe është që ta gjejë mbesën e vet dhe ta bashkojë atë me të birin e tij, i cili humbi jetën në këto vërshime, dhe se vetëm atëherë ai do të mund ta ketë shpirtin e qetë.

Ndërkaq ajo që i shqetëson ata, është fakti se në Hasanbeg është punuar ditë e nat me eskavador dhe se ka mundësi, që pa u parë të jetë kapur edhe Elifja e vogël, dhe të jetë dërguar në ndonjë deponi mbeturinash.

Ata falënderojnë të gjithë ata që u kanë ardhur në ndihmë kësaj familjeje. Vogëlushja gjashtëmbëdhjetë muajshe Elif Fejzullahu u zhduk natën e 6 gushtit , ku për shkak të vërshimeve humbi jetën babai I saj, ndërsa u lëndua nëna e saj, e cila u gjet në një pemë në afërsi të një shtëpie në vendin e quajtur Kamnik.

Comments