(VIDEO) VMRO-POPULLORE E HAPUR EDHE NDAJ VMRO-DPMNE

Lideri i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski akuzoi Lidhjen Demokrate dhe FRODEM për dështimin e bisedimeve për formimin e bllokut të djathtë opozitar. Por sipas tij, VMRO-PP është shumë afër koalicionimit parazgjedhor me partinë Të Bashkuar për Maqedoninë të Lube Boshkovskit dhe Dinjitetin. Georgievski megjithatë nuk e përjashton mundësinë e koalicionimit edhe me VMRO-DPMNE.
‘’Në mënyrë hipotetike, në qoftë se në këto zgjedhje fitojmë 15 deputetë dhe VMRO-DPMNE na ofron me ndihmën e saj të formojmë qeveri pakice, në këtë mënyrë për të formuar një qeveri të pakicës dhe ne çfarë do tu themi jo nuk duam të ju shohim!?’’, tha Gergievski.
Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov që është pjesë e koalicionit “Për ndryshime dhe drejtësi” theksoi se nuk do të koaliconojë me ato parti që do të bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE, para dhe pas zgjedhjeve.
‘’Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim por në bazë parimore. Pra modeli zgjedhor na bën shtypje të bëjmë bashkëpunim apo koalicione joparimore, por për çdo rast parim bazë është se ne do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë, të cilat nuk janë të gatshme as tani para zgjedhjeve por edhe pas zgjedhjeve të bashkëpunojnë apo të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në. Jemi të përgatitur për bashkëpunim me bllokun tjetër opozitar. Bisedimet janë në vazhdim rreth koalicionit pavarësisht asaj se si do të rezultojnë’’, tha Trajanov.
Lëvizja Popullore e Maqedonisë lidhur me koalicionimet sot autorizoi komitetin ekzekutiv të partisë që të sjellë vendim për të shkuar e vetme në zgjedhje, apo për të koalicionuar me partitë e tjera, por me kushtet e saj që siç thuhet bazohen në mbrojtjen e interesave vitale të popullit dhe shtetit.