VIDEO/ Vogëlushi nga Vlora: Kam ftohtë, por prindërit më nxjerrin në rrugë për lekë

“Është ftohtë”, tregon vogëlushi, por prindërit më nxjerrin në rrugë për lekë.
Video, e postuar sot në faqen në Facebook “Welcome To Vlora – Albania” tregon një fëmijë, i cili futet në lokal për të lypur.
“Tashmë jemi në prag festash, ku prindërit mundohen të realizojnë dëshirat e fëmijëve të tyre. Por, ky fëmijë i vogël në Vlorë gjendet në një situatë ndryshe nga bashkëmoshataret e tjerë. Shpresojmë që dikush nga institucionet përkatëse ta shikoje ketë video dhe të merren masat”, shkruan faqja që ka postuar videon.
Në shtator, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha gjatë një aktiviteti në Durrës se, janë 985 raste të fëmijëve në situatë rruge, që lypin apo punojnë.
/Syri.net/

