Studimi identifikon ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Shkup

154
fresco

 

Me kërkesë të Qytetit të Shkupit dhe të Ministrisë për Mjedisin Jetësor është pregaditur “Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit në rajonin e Shkupit” nga ana e Institutit finlandez për meteorologji dhe Agjencionit austriak për mjedisin jetësor.

midle

Sipas matjeve të bërë nga dy institucionet prestigjioze, ndotësi numër 1 në rajonin e Shkupit është djegia e lëndëve për ngrohje me 32%. Ndotësi i dytë më i madh është trafiku me 20%, pastaj pluhuri nga terrenet e parregulluara me 19% dhe industria me 18%.

Kryetari Koce Trajanovski theksoi se Qyteti i Shkupit veçse ka fillual me ndërmarrjen e hapave konkret në zvogëlimin e ndotjes si: spërkatja e rrugëve me lëng special për përthithjen e pluhurit, blerja e 300 autobusëve të rinj për transport urban dhe stimulimi i nxënësve dhe pensionerëve që ta përdorin atë, rregullimi i rrugëve dhe hapësirave të gjelbërta, ndërtimi i trakave për biçikleta etj.

Comments