VIDEO/ Vrasja e parukieres së martuar në Lezhë, ja fjalët e para që autori u tha policëve
Edhe pse kishte dëshmitarë dhe prova që ai është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e parukieres së martuar, sot paradite në Lezhë sërish Alfred Nikolli e ka mohuar këtë gjë. Autori i dyshuar i vrasjes së parukieres në Lezhë ka thënë para policisë se nuk ishte ai që e vrau Etleva Ndokën.
Deklarata është bërë menjëherë pasi ai është vënë në pranga në Mirditë. Ai se ka pranuar krimin duke thënë se ishte i pafajshëm edhe pse iu fsheh policisë, i ikur me vrap, duke u ndihmuar nga një i afërm, i cili është në kërkim.
Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta, pasi ai kishte pasur një lidhje intime me nënën 28-vjeçare dhe nuk e pranonte ndarjen.
Sipas Policisë, autori është ndjekur deri në fshatin Kallmet të Mirditës, ku ai është hedhur nga makina me të cilën po udhëtonte. Sipas policisë, ai është ndihmuar edhe nga një person tjetër, V. N., që është shpallur në kërkim gjithashtu.
Pasi ka pikasur policinë, autori ka zbritur në një përrua, por është kapur nga efektivët.