

Në prag të finales së Champions Leagues, Zinedine Zidane duket i qetë në stërvitjen e fundit me Real Madridin.
Gjatë fjalës së tij francezi ka befasuar të gjithë pasi i ka thënë lojtarëve që të mendojnë sikur e kanë fituat Championsin pasi kjo sipas tij është çelësi i suksesit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton SYRI.net.
“Ju duhet të mendoni se tashmë keni fitua dy Champions, ky është çelësi i suksesit. Kjo është ajo që duhet të bëni, të mendojmë pozitivisht”, u ka thënë Zidane lojtarëve.
Ndryshe nga trajnerët e tjerë të cilët shmangin euforinë, Zidane ka motivuar lojtarët e tij.
Kujtojmë që sot në orën 20:45 Juventusi do të përballet me Real Madridin në finalen e madhe të Champions Leagues e cila do të zhvillohet në Cardiff të Uellsit.
/ SYRI.net /