Viktor Buzhala: Koalicioni më stabil dhe më afatgjati është VV-PDK

85
fresco

Analisti politik, Viktor Buzhala ka deklaruar se koalicioni më i qëndrueshëm dhe afatgjatë është ai ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

midle

Buzhala në “Debat Plus”, ka thënë se koalicioni më i shëndoshi më afatgjati dhe më stabil është VV-PDK, pasi kjo siguron edhe zgjedhjen e presidentit pa votat e Listës Serbe.

“Koalicioni më i shëndoshi më afatgjati, më stabil është LVV – PDK, pasi kjo e siguron edhe zgjedhjen e presidentit pa votat e Listës Serbe, aty edhe Vlora Çitaku e tha me gjysmë zëri se nuk bëjnë koalicion më VV, mandej i kanë zbutur situatat. Unë e shoh PDK-në gjithqysh në qeveri, dhe gjasat reale janë që PDK-ja do të hyjë në koalicion me LVV-në”, ka deklaruar Buzhala.

Comments