Virusi Korona, 30 të infektuar për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 30 raste të reja me koronavirus duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 384. Në Shkup ka 12 raste të reja, në Kumanovë 8, në Prilep 9 dhe në Kriva Pallankë 1. Lajmi i mirë është se deri në mesditë në Dibër nuk ka asnjë viktimë ndërsa për të tretën ditë me radhë nuk ka asnjë person të prekur nga virusi.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se sistemi shëndetësor është i gatshëm të absorboj numër më të madh të pacientëve që priten në pikun e pandemisë në fund të muajit Prill. Sipas tij, në gjithë shtetin kanë në dispozicion mbi 1.000 shtretër për hospitalizimin e pacientëve me koronavirus. Klinika Infektive me gjithë kapacitetin shtesë për pranimin e pacientëve me koronavirus posedon 250 shtretër, kurse edhe 400 shtretër disponon Spitali “8 Shtatori”.
Për këtë lokacion vendosë se është më së miri, ku do të kemi numër të mjaftueshëm të shtretërve, shumë më tepër se aktualisht sepse këtu është qendra e ekspertizës, specialistët e medicinës efektive, infermieret dhe ekipet rezervë nga klinikat tjera që janë përreth me gjithë të punësuarit, të cilët do të jenë në orar të rregullt të punës- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Këmishët e bardha dhe uniformat e armatës kanë bashkuar forcat në përfundimin e spitalit mobil në oborrin e Klinikës infektive. Struktura e tendave është gatshme, por pajisjet mjekësore ende nuk janë vënë për pranimin e 130 pacientëve për aq sa ka kapacitet ky spital i përkohshëm. Ndonëse jemi në javën e 5 që nga pacienti zero në vend, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se masat janë marrë në mënyrë intensive për të menaxhuar situatën me virusin Korona.
Nëse sot kemi pacientë që nuk mund të pranohen në Klinikën Infektive, unë do të thoja po dikush është vonuar. Por, ne jemi para kohe të përgatitur për nevojat eventuale të rritjes së kapaciteteve. Nuk ishte poenta që nga rasti i parë të paraqitjes së epidemisë të shfrytëzohen të gjitha instrumentet, duke shpenzuar paratë e qytetarëve pa nevojë- pohoi Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Si kapacitete shtesë janë edhe reparti infektiv i Shtipit, Gostivarit, Velesit, Instituti për sëmundje të mushkërive në Kozle, vartësi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapia, si dhe spitalet private, të cilat kanë hapur dyert vullnetarisht. Aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 59 pacientë, të tjerët janë në mjekim shtëpiak. Epidemiologët kanë vlerësuar se pacientët me simptome të lehta nuk e kanë patjetër të shtrihen në spital, përderisa nuk kanë rrezik për komplikime të shpejta. Sipas rasteve të deritanishme 81% e pacientëve kanë simptome të lehta, 14% me simptome të mesme kanë nevojë për oksigjeno terapi dhe 5% kanë simptome të rënda dhe kanë nevojë për kujdes intensiv në Klinikat infektive.
Përgatiti: Adnan Qaili