Virusi korona, Mickoski dhe Zaev në izolim 14 ditor

446
fresco

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas informimit që ka marrë Ministria e Shëndetësisë që një gazetar televiziv është pozitiv me Covid-19, i cili javën e kaluar ka realizuar intervistë me liderin e VMRO-DPMNE-së dhe atë të LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, menjëherë dy liderët  kanë kryer testin për koronavirus.  Rezultati i Mickoskit tashmë ka rezultuar negativ. Kurse rezultati i kreut të LSDM-së pritet gjatë ditës së sotme”, tha mes tjerash Filipçe.

Edhe përkundër rezultatit të testimeve për Covid-19, liderët e partive do të duhet të qëndrojnë në izolim seri sa të kalojnë 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin me Covid-19.

Ndërkohë sa i përket gazetarit ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe po kurohet në Spitalin 8 shtatori.

Comments