Vjedhja e vitit, “gjeniu” që grabiti 1.6 milionë dollarë ar
Policia e New York City po kërkon një grabitës që në mënyrë të pabesueshme arriti të merrte 39 kg ar me vlerë 1.6 milionë dollarë.
Ari ishte në formë flokë dëbore dhe kova ishte në një kamion. Grabitësi bëri llogaritë aq shpejt sa që askush nuk e kapi duke vjedhur.Ai mori kovën prej metali në momentin që roja hyri në gabinën e kamionit për të marrë telefonin.
Ngjarja ka ndodhur më 19 nëntor në një rrugë mjaft të popullor dhe në mes të ditës.Policia thotë se grabitësi as nuk ia kishte idenë se çfarë mund të kishte në kovë.Pasi e mori ai eci për 10 minuta në këmbë dhe më pas hyri në një furgon të bardhë dhe u largua.
Dyshohet se ai fshihet në Florida.