Isa Xhemajlaj: PDK-ja po i shantazhon komisionerët e NISMA-s!

211
isa-xhemajlaj-848x478

Kandidati i “Nisma për Kosovën” për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se PDK-ja ka bërë përpjekje për t’i korruptuar komisionerët e Nismës që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunën.

Por tentimi i kësaj partie për të bërë pazare me komisionerë të “Nisma për Kosovën” ka dështuar sipas Xhemajlajt, andaj ky i fundit iu ka bërë thirrje atyre që të distancohen nga njerëzit e partisë së tij.

Të dashur qytetarë të Drenasit, na ndajnë vetëm tri ditë ku qytetarët e Drenasit do të ju drejtohen kutive të votimit, dhe që nga tani partia në ikje PDK ka filluar tentim blerjen e Komisionerëve të NISMËS, si me ofrime vende pune e deri të veprimi me i ulët me PARA, gjë të cilën nuk kanë arritur në tentimin e parë andaj ju bejmë thirrje klanit PRONTO që të jenë largë njerëzve besnik që tani më KA NISMA sepse tani më nuk do ju bejnë punë as milionat që keni plaçkitur nga taksat e qytetarëve të Drenasit dhe qytetarëve anëkëndë Kosovës“, ka thënë Xhemajlaj.

Më tej ai duke kërkaur nga PDK-ja që të ndalet me shantazhe, ndaj njerëzve të NISMA-s, tha se kanë fakte se dikush nga anëtarët e kryesisë së PDK-së në Drenas, ka tentuar ta shantazoi një prej komisionerëve të kësaj partie.

Nëse nuk i ndalni këto veprime të ulta me shantazhe të pista ne kemi fakte të fuqishme se si dikush nga anëtarët e kryesisë qëndrore të PDK-së ka tentuar ta shantazhoi njerën prej komisionerëve tanë gjë që të cilën nuk ka mundur ta arrit sepse NISMA ka njerëz të besuar të cilët do ta ruajn votën e qytetarëve, të cilat këtë herë kanë vendosur për ISA XHEMAJLAJ. #stop #shantazhues #manipulues“, tha Xhemajlaj.

Zgjedhejt e parakohshme në Drenas, janë caktuar të mbahen më 4 Dhjetor.

Comments