Vjosa Osmani: Vuçiq dhe disa të tjerë po investojnë në prishjen e partneritetit LDK-VV

317

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se LDK-ja e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin, shkruan Insajderi.

Osmani përmes një statusi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se jo rastësisht Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës në kohën e Milloshevicit dhe se pikërisht këtë propagandën po w bënë më së miri.

“Jo rastësisht Aleksandar Vucic ishte ministër i propagandës në kohën e Milloshevicit. Pikërisht këtë, propagandën pra, e bënë më së miri. Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vucicit”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit. Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Osmani.

Në fund, Osamni ka akuzuar presindetin serb, Vuçiq që ai dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë

“Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë”, ka shkruar Osmani.

Comments