VLEN: Ahmeti i iku ballafaqimit me Taravarin, por do të përballet me Kasamin në NjZ 6

Fari Hiseni nga koalicioni opozitar shqiptar – VLEN ka mbajtur paraqitje para mediave, transmeton TV21.
Në emrin e VLEN, Hiseni tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti doli me propozimin për kandidat për president, vetëm që të përçajë votën shqiptare, duke sakrifikuar Bujar Osmanin.

Shtoi se edhe pse i iku garës me kandidatin e opozitës shqiptare, Arben Taravar, Ali Ahmeti do të përballet me Bilall Kasamin në njësinë zgjedhore numër gjashtë (NjZ 6).
“Në vend se të tregojnë se pse Ali Ahmeti frikësohet të paraqitet në mejdan dhe ai të garojë, për këtë po e sakrifikojnë Bujar Osmanin. Le të dalin nga interesat e ngushta partiake dhe le ta mbështesin Arben Taravarin”, tha Hiseni.