VLEN propozon Bekim Salin, Muhamed Hoxhën dhe Bashkim Bakiun për ministra, ndërsa Orhan Murtezanin për ambasador në Bruksel

26

Bekim Sali propozohet për zv.kryeministër i parë dhe ministër për Eurointegrime, Muhamed Hoxha për ministër të Mjedisit Jetësor, Orhan Murtezani për ambasador në Bruksel, ndërsa Bashkim Bakiu për ministër të ri të Shëndetësisë, në vend të Azir Aliut, i cili pritet të emërohet drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Kjo është oferta e lëvizjes VLEN drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski për plotësimin e vendeve të lëna bosh në Qeveri pas zgjedhjeve lokale, pasi Izet Mexhiti u bë kryetar i komunës së Çairit, shkruan Sloboden Peçat.

Sipas gazetës, nëse kryeministri i konfirmon këto emra, pritet që deri në fund të javës propozimet për ministrat e rinj të procedohen në Kuvend.

Comments