VLEN reagon për skandalin në Kërçovë: Kultura politike që për 20 vite ka ngritur turpin në standard

Lëvizja VLEN ka reaguar pas publikimit të një skandali në rrjetet sociale, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim shihet në situata që, sipas tyre, degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik.
“Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard. Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë”, thuhet në reagimin e VLEN.
Nga kjo lëvizje theksojnë se qytetarët e Kërçovës më 19 tetor kanë mundësinë të flasin me një zë kundër këtij modeli të degraduar të politikës.