VLEN: “Revolucion” në administratën publike, avancime, punësime dhe barazi për kuadrot shqiptare!

47
fresco

VLEN përmes një komunikate thekson se “Qeverisja e udhëhequr nga koalicioni i tyre po dëshmon se ndryshimi i premtuar nuk është thjesht retorikë elektorale, por një proces konkret dhe i prekshëm në transformimin e administratës publike në Maqedoninë e Veriut.

“Në fokus të reformave qëndron avancimi dhe përfaqësimi i drejtë i kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, ku për dekada është ndjerë mungesa e barazisë dhe meritokracisë. Brenda një kohe të shkurtër janë ndërmarrë hapa të guximshëm, të cilët kanë sjellë vendime konkrete për punësime dhe promovime.

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut në krye të institucionit, janë avancuar katër punonjës shqiptarë me mbi 20 vite përvojë profesionale. Për më tepër, janë në proces dhjetëra punësimesh dhe promovimesh të tjera, në një proces të karakterizuar nga transparenca dhe efikasiteti.

midle

Në EMV – Furnizim me Ngrohje, drejtori i ri Ali Ismaili ka nisur fuqizimin e kapaciteteve përmes tre punësimeve të reja dhe tre avancimeve në pozita udhëheqëse për kuadro shqiptare. Sipas drejtuesve, këto vendime janë bazuar mbi meritën dhe jo lidhjet partiake apo personale.

Ndryshime pozitive vërehen edhe në EM – HEC Treska Shkup, e drejtuar nga Astrit Iljazi, ku është përmbyllur me sukses konkursi për punësim dhe janë nënshkruar kontrata të përhershme me shtatë të punësuar të rinj shqiptarë. Ky është një hap i rëndësishëm për krijimin e mundësive për të rinjtë në tregun e punës. Për krahasim, gjatë 10 muajve të fundit janë realizuar 7 punësime nën udhëheqjen e VLEN, ndërsa gjatë 22 viteve të qeverisjes nga BDI, numri i punësimeve të shqiptarëve ishte vetëm 17.

Përfaqësuesit e VLEN theksojnë se objektivi i tyre është vendosja e standardeve të reja të qeverisjes: rikthimi i besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore, garantimi i përfaqësimit të denjë dhe sigurimi i një administrate funksionale, profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Ky është vetëm fillimi. VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, të punojë për barazi reale dhe të garantojë drejtësi për të gjithë,” thuhet në reagimin zyrtar të koalicionit.

Comments