Vllasi del me një propozim: LVV-ja e LDK-ja të bëjnë koalicion, Abdixhiku kryeparlamentar

Avokati Azem Vllasi ka dalë me një propozim për tejkalimin e ngërçit politik.
Ai ka bërë me dije se rrugëdalja nga kjo situatë është një koalicion LVV – LDK.

Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, Vllasi ka thënë se në këtë koalicion posti i kryeparlamentarit duhet t`i takojë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Sipas mendimit tim, pozicionet janë definu aq mirë ku patjetër duhet një koalicion, një qeveri e koalicionit. Duhet një qeveri e koalicionit, partia që ka më së shumit vendet në parlament, Vetëvendosje bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pakicat jo serbe. Një koalicion stabil. Kryetarit të LDK-së ti jepet Kryetari i Kuvendit ose nënkryetari i Qeverisë dhe vende proporcionalisht me numrin e deputetëve që i ka”, ka thënë Vllasi.