VMRO-DPMNE bën të ditur propozimet për qeverinë teknike, Rashela Mizrahi- ministre për Punë dhe Politikë Sociale

489
fresco

VMRO-DPMNE për ministër për Punë dhe Politikë Sociale në Qeverinë teknike do ta propozojë dr. Rashela Mizrahin, ndërsa për zëvendësministër për Bujqësi, Cvetan Tripunovski, për zëvendësministër në Financa Gordana Dimitrieska- Koçoska dhe për zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Nevenka Stamenkovska- Stojkovski.

Qeveria teknike cila pritet të zgjidhet më 3 janar, duhet ta zbatojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Për ministër teknik për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) është propozuar Rashela Mizrahi e cila ka doktoruar në Universitetin Bar Ilan në Izrael, ku është bërë doktore e shkencave për Biokimi. Ka realizuar veprimtari shkencore dhe hulumtuese në më shumë lëmi në Universitetet në Izrael, Kanada dhe Maqedoni siç janë Biokimia dhe Biologjia molekulare e qelizave reproduktive në Katedrën e prof. Haim Braitbart në Universitetin Bar Ilan dhe menaxhmentit të potencialit gjenetik në Ontario, Kanada.

Cvetan Tripunovski do të propozohet për zëvendësministër të ri të Bujqësisë. Ai ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë si këshilltar shtetëror. Në vitin 2015 deri 2017 ai ka kryer edhe funksionin drejtor të Inspektoratit shtetëror bujqësor, ndërsa në periudhën prej vitit 2006 deri 2008 është njeri i parë në Laboratorin fitosanitare. Tripunovski nga viti 2008 deri 2012 ka qenë deputet i VMRO-DPMNE-së në Kuvend, ndërsa nga viti 2017 është edhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së.

Për zëvendësministër të ri të Financave do të propozohet Gordana Dimitrievska Koçoska. Ajo është magjistër i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Është e punësuar në kompani private si konsultant financiar në sferën e kontrollit dhe financave. Më parë ka punuar në Stoponska banka në Telekomin e Maqedonisë në Sektorin e tatimeve, në Ministrinë e Financave në Sektorin e borxhit publik, ndërsa një periudhë edhe drejtor i Financave në ELEM, në kohën kur me këtë kompani ka drejtuar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Deputetja aktuale e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska Stojkovski do të propozohet për zëvendësministër e Shoqërisë Informatike dhe Administratë. Ajo më parë ka punuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Agjencinë për Investime të Huaja ku ka qenë koordinator i promotorëve ekonomik dhe ka punuar në tërheqjen e investimeve të huaja. Ajo është magjistër i të drejtës evropiane dhe të drejtës së Bashkimit Evropian.

Comments