VMRO-DPMNE fushatën zgjedhore e fillon në Ohër, ndërsa LSDM-ja në Prilep

Të hënën me 21 nëntor oficialisht fillon fushata zgjedhore ku partitë do të fillojnë me mitingjet e para. VMRO-DPMNE tradicionalisht mitingun e parë do ta mbajë në Ohër, për deri sa LSDM-ja do të fillojë në Prilep, transmeton Zhurnal.
Koalicioni i VMRO-së për Maqedoninë në vend të hënës do të fillojë të martën, që të mos përputhet me VMRO-DPMNE-në, sepse edhe ato mitingun e parë do ta mbajnë në Ohër.
BDI-ja do të fillojë në Likovë, ndërsa mitingjet gjatë fushatës do ti mbajnë në vende të mbyllura. FRODEM do të fillojë në hotelin Kontinental.