VMRO-DPMNE: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit



LSDM-ja dje kërkoi që qytetarët e Republikës së maqedonisë të mos informohen për tregëtimin me interesat më të larta kombëtare nga ana e liderit të tyre. Zoran zaev dhe mediat të mos raportojnë se Zaevi para diasporës shqiptare pranoi se ai ka qenë njeriu që guximshëm e ka hapur çështjen e dygjuhësisë dhe guximshëm ta vendosur të vendosë tabela dygjuhësore në shtabet e LSDM-së.
Këtë sot në konferencën partiake për shtyp e porositi Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE-ja. Ai theksoi se ajo që LSDM-ja e bëri dje në kumtesën deri te opinioni ishte pranim se ridefinimin e Kushtetutës, vendosjen e dygjuhësisë dhe federalizimin partia i trajton si projekt parazgjedhor i premtuar në ndërrim për disa qindra vota shqiptare dhe kërkoi nga LSDM-ja që të distancohet nga qëndrimet e liderit të tyre.
Theksoi se çështja e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe mbrojtja e Republikës së Maqedonisë është çështje ekzistenciale, çështje e ekzistimit të popullit të Maqedonisë