VMRO- DPMNE: PPS punon me standarde të dyfishta

PSP nuk reagon kur shkatërrohen dhe ngjyrosen monumentet, por hapi procedurë kundër besimtarëve që mbrojtën kishën “Shën Konstandini dhe Elena”.
“Nuk merret me dëmet milionëshe, por me vetëm 20 euro dëm”,- akuzojnë nga VMRO.
“Prokuroria Speciale Publike sot dha shembull më të mirë për standardet e dyfishta me të cilat punon. Prokurorja, Fatime Fetai, u nis hapur kundër të gjithë qytetarëve të cilët kishin vendosur të dalin në protestë kundër pengimit për ndërtimin e kishës në Komunën Qendër, pasi që përfaqësuesit e Kishës ortodokse maqedonase dhe shoqatës së qytetarëve “Veritas” kundërshtuan qëllimet e Andre Zhernovskit dhe këshilltarëve të LSDM-së për ta penguar ndërtimin e Kishës “Shën Konstandini dhe Elena”,- thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.
Vetë kreu i qendrës Zhernovki e ka quajtur ndjenjë fantastike faktin se më në fund drejtësia po vihet në vend.