VMRO-DPMNE-së i pengon dygjuhësia por jo dhe shqipja në autobusët që mbart elektoratin (FOTO)
VMRO-DPMNE-së i pengon dygjuhësia në Maqedoni, por jo edhe t’i bartë simpatizantët e saj me autobus nga ndërmarrjet shqiptare, kështu komentojnë qytetarët në Twitter pasi që u publikuan disa fotografi të autobusëve dhe minibusëve të ndërmarrjeve shqiptare të cilat ishin parkuar pasi që i kishin sjellë simpatizuesit e VMRO-së për mitingun e mbrëmshëm në Shkup, njofton Portalb.mk.
“Vllatko në shqip do të ishte Valon”, “pyes këtu se ku është dygjuhësia”, “Shiheni mitingun e djeshëm. VMRO është kundër federalizimit dhe por jo kundër letrës latine”, “çfarë dygjuhësie çfarë synetie, KENI MBARUAR”, janë disa nga komentet e qytetarëve, të cilët shprehen të habitur se si një parti e cila është kundër dygjuhësisë i bartë simpatizantët e saj me autobusë të ndërmarrjeve shqiptare.
Qytetarët kanë fotografuar autobusë dhe minibusë të ndërmarrjes “Bashkimi Tours” nga Tetova, “Doko Trans” nga Struga dhe “Gazmend Turist” nga Dibra.