VMRO-DPMNE: Zaev po kërkon tu ikë zgjedhjeve; BDI: Angazhohemi për implementimin e marrveshjes
Pas letrës së liderit të LSDM-së deklaruar ambasadorëve ka reafuar VMRO-DPMNE, sipas të cilës Zoran Zaev po përdor kartën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Buxhetit për të penguar zgjedhjet e dhjetorit, pasi siç thonë nga kjo parti e pret humbja.
“Përsëri ka filluar të kërkojë alibi me qëllim mos ballafaqimin me qytetarët në zgjedhje. Kërkon alibi që të vazhdohet kriza, sepse vetëm në ambient të tillë mund të jetë faktor. Nuk mundet që gjykatat të jenë fajtore, nëse Katica Janeva nuk t’ia dërgojë ne vend porositë politike. Nuk është askush fajtor për atë që vendosi të ofrojë dygjuhësi dhe federalizëm në kundërshtim me interesat e popullit maqedonas”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia shqiptare në pushtet BDI nuk komentojnë letrën e liderit të LSDM-së, por shprehin angazhimin e tyre për implementimin e të gjitha pikave të dala nga marrëveshja politike, përfshi punën e Prokurorisë Speciale.
“BDI mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale që në mënyre të pavarur dhe profesionale të zbardh të gjitha dyshimet e dala nga përgjimet. Sa i takon buxhetit, vlerësojmë se duhet respektuar ligji për buxhet dhe nuk duhet rrezikuar që vendi të mbetet pa buxhet të de‐nuar për vitin 2017 duke pas parasysh se zgjedhjet janë të parapara për 11 dhjetor dhe nuk ka afate të mjaftueshme ligjore që të lihet i njëjti pas zgjedhjeve të dhjetorit”, deklarojnë nga BDI.