VMRO-DPMNE: Zaevi dhe LSDM-ja morën një “jo” nga populli për politikat e tyre antishtetërore

226
fresco

Zoran Zaev dhe LSDM morën një “JO” të madhe nga populli për politikat e tyre antishtetërore dhe paaftësi.

“Populli u tha jo Zaevit dhe Tevdovskit për rritjen e BPV nga zero pëpr qind dhe ekonomisë e cila është në rënie të lirë. Populli i tha jo Zoran Zaevit për shëndetësinë e shkatërruar ku ministrin Filipçe e përdor vetëm kur duhet të ndajë ndonjë tender.

Jo, mori edhe Carovska e cila së bashku me Zaevin vazhdimisht e kanë gçnjyer popullin se nuk do të ketë kampe të emigrantëve në Maqedoni. Një jo të madhe mori edhe Oliver Spasovski i cili përdori forcë ndaj popullit i cili duhet të mbrohej, populli tani jeton në frikë për shkak të një sërë vrasjesh dhe sulmeve të përgjakshme të cilat Spasovski ende nuk i ka zgjidhur.

Populli i shprehu edhe pakënaqësinë tij nga marrëveshja kapitulluese me Greqinë të cilën e nënshkroi Dimitrov, nën patronat të Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Comments