VOLEJBOLL: LUHET GJYSMËFINALJA E KUPËS
Ndeshjet e para të gjysmëfainales së kupës republikane në volejboll për femra dhe meshkuj do të zhvillohen nesër. Në kategorinë e femarve studentet e Universitetit të Tetovës në ndeshjen e pare të këtij kompeticioni të garave do të përballen me skuadrën Nakovski Volej nga Strumica.
Trajnerja e ekipit Laureta Abazi thotë se çdo rezultat tjetët pos fitores maksimale do të ishte befasi. Këtë optimizëm ajo e bazon në cilësin e ndeshjeve të fundit që kanë dëshmuar lojtaret e ekipit tetovar.
“Volejbollistet e UT-së vazhdojnë të shkruajnë historinë e volejbollit shqiptarë, kualifikohen në gjysmëfinale të kupës dhe për kundërshtarë kanë skuadrën Nakovski Volej nga Strumica. Patjetër të sigurojmë kualifikim në finale e madhe“ ka shkruaj trajnerja Laureta Abazi në fejsbuk.
Ndeshja KV Universiteti i Tetovës – KV Nakovski Volej do të luhet në sallën e UT-s nesë me fillim në orën 18:00. Në ndeshjen tjetër në kategorin e femrave takohen Kumanova – Janta Volej.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinale të Kupës do të Takohen: Strumica – Vardari dhe Vesna Probishtip – UGD Studenti.
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në volejboll janë caktuar të zhvillohen më 28 mars.

