Vrasja në Skënderaj, viktima dhe dorasi janë familjarë – detajet e fundit

357
fresco

Dorasi dhe viktima janë familjarë mes vete.

Pasditen e sotme është shkrepur arma e zjarrit në Skënderaj, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Siç raportojnë mediat, viktima dhe dorasi janë familjarë mes vete.

Hisni Ibishi është dorasi ndërsa viktima është familjari i tij, Ismet Ibishi.

midle

Vrasja u krye në hapësirat e një lokali në Skënderaj.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, deklaroi ai.

Comments