Vrasja që tronditi Prizrenin, Policia del me detaje shtesë

292
fresco

Një vrasje ka ndodhur në Prizren, ku një person ka vrarë një tjetër të dielën.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë në raportin 24 orësh.

midle

Në raport thuhet se pas një mosmarrëveshje I dyshuari ka shtënë në drejtim të viktimës ndërsa ku edhe ka vdekur, ndërsa i dyshuari është në kërkim policorë.

“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raport.

Comments