Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda një lokali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë me thikë.
vendngjarja vrasjaNgjarja u shënua në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku ka pasur një konflikt dhe më pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve.Njëri u plagos rëndë me thikë dhe më pas ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 31 vjeç.
vendi i vrasjesKonflikti paraprakisht mësohet se ka ndodhur për motive banale, brenda një lokali.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime./Panorama/

