Vritet një person në Gjilan, dyshohet se dorasi është një polic

617
fresco

Një vrasje ka ndodhur sot në Gjilan.

Rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:50 në rrugën qarkore të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një vrasje ka ndodhur rreth orës 4:50 në rrugën qarkore në Gjilan. I dyshuari është arrestuar, nuk dihen motivet e këtij rasti”, ka thënë Hashani.

Lajmi.net mëson se i dyshuari për këtë vrasje është një pjesëtar i Policisë se Kosovës, ndërkohe ende nuk dihen motivet e vrasjes. /Lajmi.net/

Comments