Vuçiq: Nëse Kosova tenton anëtarësimin në organizata, e vazhdojmë fushatën e çnjohjeve

460
fresco

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka paralajmëruar Kosovën që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë “me ngritjen e tensioneve”.

“Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve pas vizitës batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit, raportojnë mediet serbe.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.

“Ne do të presim të shohim organizatën e parë që ata duan të bashkohen ose vendi i parë që duan të njohin pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj ne do të vazhdojmë veprimin tonë,” tha Vuçiq, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

Amerikanët, turqit dhe gjermanët po kujdesen për fëmijët e tyre, thotë Presidenti Aleksandar Vuçiq, duke komentuar lajmet se një tjetër kontigjent i automjeteve të blinduara nga SHBA ka mbërritur në Kosovë. /Lajmi.net/ 

Comments