Vulini ofendon sërish shqiptarët: Për t’u kthyer në Kosovë me forcë, na mjaftojnë vetëm serbët që janë atje

290
fresco

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Serbisë për t’u kthyer me forcë në Kosovë, nuk do t’i duheshin rusët apo ndonjë i huaj tjetër, pasi për këtë, sipas tij, do të mjaftonin serbët në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Vulin kështu i është përgjigjur deklaratës së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se Serbia po rekruton mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.
Kur frika dhe një ndërgjegje e papastër flasin me shqiptarët, ata zakonisht përgojojnë për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi. As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë. Nëse Serbia dëshiron që me forcë të kthehet në veri dhe jug të Kosovës, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, tha Vulin.

Ai shtoi se për këtë shqiptarët janë bindur kur forcat speciale të Policisë së Kosovës u tërhoqën nga veriu pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

midle

Ai shtoi se për këtë shqiptarët janë bindur kur forcat speciale të Policisë së Kosovës u tërhoqën nga veriu pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Por, në një komunikatë të Ministrisë teknike të Mbrotjes së Serbisë, Vulin duke i quajtur shqiptarët e Kosovës me termin perzhorativ “shiptari”, kishte tënë që ajo që u jepet këtyre të fundit, nuk mund t’i ndalohet Serbisë. Vulin gjithashu ka theksuar që kryeministri Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.

Menjëherë kishte reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili i pati bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta dënojë deklaratën e Vulinit. Duke iu drejtuar Vuçiqit, Rama kishte theksuar se uron që deklarata e Vulinit të jetë shaka, “përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë”, të cilën presidenti serb duhet ta dënojë “pa asnjë dyshim”.

Vulini i kishte reaguar vetë kryeministrit Rama, prapë me termin ofendues “shiptari”, duke thënë se ata “janë popull i ndërshëm që kanë dhënë Esat Pashë Toptanin”.

Ministri serb, Aleksandar Vulin, duke i quajtur shqiptarët me termin ofendues “shiptari” injoron vendimin e gjykatës në Serbi, sipas të cilit ky term “është politikisht jokorrekt dhe ofendues”.

Comments