VV i ka mbledhur 31 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë, i duhen edhe 9 për thirrje të seancës
Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka numëruar edhe njëherë argumentet të cilat sipas saj tregojnë se kjo qeveri duhet të shkojë.
Në T7, Nagavci ka thënë se gjendja është shqetësuese, dhe Qeveria aktuale po e dërgon vendin drejt një katastrofe, raporton Gazeta Express.
“Ne kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve, 31 i kemi na nevojiten edhe 9 për të thirrur seancën e Kuvendit, derisa duhen gjithsejtë 61 për të kaluar ky mocion” ka thënë Nagavci.
Sipas Nagavcit dy nga votat që formuan Qeverinë, janë të pavlefshme.