VV jo vetëm që e bllokoi Kuvendin dhe krijoi krizë shtetërore, por tentoi edhe të shtrembëronte rregullat e demokracisë sipas interesit të vet
A mu duk apo Gjykata Kushtetuese e tha qartë që grupi më i madh në Kuvend ka të drejtë të propozojë Kryetarin, por kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret si kartë bllokimi, pasi që kur nuk i ke votat është edhe detyrim të bashkëpunosh e të konsultohesh me grupet e tjera.
Por çka bëri VV?
E përdori këtë të drejtë jo për të ndërtuar institucione, por për të i bllokuar ato. Jo për të gjetur zgjidhje por për të krijuar krizë shtetërore. Asnjë përpjekje për konsensus, asnjë vullnet për marrëveshje vetëm kalkulim, viktimizim dhe bllokadë.
E për ta çuar farsën deri në fund, kërkoi edhe votim të fshehtë, duke shpresuar që në errësirë të arrinte atë që nuk po mundej në dritë. Ndoshta edhe duke shpresuar që mund të i kamufllonte dhe kontrabandonte ato 3 apo 4 votat e Listës Serbe e të vazhdonte ta luaj patriotin e te shitet si viktimë!
Gjykata Kushtetuese duket që i dha përgjigje të prerë: Kushtetuta dhe Rregullorja nuk e lejojnë një gjë të tillë, votimi në seancën konstituive është i rregulluar qartë dhe s’mund të ndryshohet me lojë procedurale.
Pra, VV jo vetëm që e bllokoi Kuvendin dhe krijoi krizë shtetërore, por tentoi edhe të shtrembëronte rregullat e demokracisë sipas interesit të vet.
Kjo nuk është sjellje e një force shtetformuese. Kjo është strategji përçarëse dhe destruktive, e rrezikshme për një shtet që ende është në ndërtim.
Por mos të harrojmë: përvoja na ka treguar që këtyre aq ju bën për ligjet e kushtetutën e Republikës së Kosovës!
Apropo, a iu përgjigj deputeti Kurti prokurorisë në ftesën për intervistim për hajnitë që janë bërë gjatë qeverisjes së tij?!