VV publikon orarin e nisjeve nga qytete të ndryshme për protestën e 1 shtatorit



Përmes një fotografie në rrjetin social “facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar orarin e nisjes së qytetarëve nga të gjitha qytete e Kosovës, për protestën e 1 shtatorit që do të mbahet në Prishtinë.
Kjo protestë do të mbahet për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi , marrëveshje kjo e cila pritet të votohet në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.
Protesta do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë, ndërkaq seanca në orën 11:30./Gazeta Blic/
