
WBO vendos: Ky do të jetë boksieri që përballet me fituesin e Joshua – Ruiz 2
Anthony Joshua dhe Andy Ruiz po përgatiten për ndeshjen e revanshit, pas humbjes befasuese të AJ në ndeshjen e parë.
Andy Ruiz JR kishte befasuar botën duke mposhtur Anthony Joshua, për t’i marrë rripat e kampionit.
Kontrata për ndeshjen e parë përfshinte ndeshjen e revanshit në rast të humbjes, dhe boksierët tashmë duhet të pajtohen për këtë.
Në anën tjetër, WBO ka vazhduar punët e saj, dhe tashmë ka zyrtarizuar se Oleksandr Usyk do të jetë sfiduesi i fituesit Joshua – Ruiz, transmeton lajmi.net.
Meqë Usyk është mandatori i WBO për sfiduesin e titullit të kampionit, pas duelit të revanshit, do të thotë se ai ka mundësinë që të përballet me AJ ose Ruiz në fillim të vitit 2020. /Lajmi.net/