Wenger del jashtë rregullave: Kemi blerë Mustafin dhe …

243

Moebel THEMA

Tekniku francez flet para hedhjes së firmave: Kemi blerë dy futbollistë, Mustafin dhe Perezin

“Na u desh të punonim fort për t’i siguruar. Tashmë s’kemi plane për ndonjë transferim tjetër

Tre gola, fitorja e parë, dy blerje – një ditë e bukur për Arsenalin!  Trajneri Arsene Wenger ka konfirmuar dy lojtarë të rinj, të cilët do të zyrtarizohen brenda pak minutash apo orësh te “Topçinjtë”. Londinezët sot mposhtën 3-1 Watfordin në ndeshjen e tretë në Premier League dhe së shpejti do të përforcohen me gjermanin Shkodran Mustafi nga Valencia dhe sulmuesin Lucas Perez nga Deportivo La Coruna. Wenger, i cili është kritikuar shumë këtë verë për transferimet minimale në merkato para sezonit 2016-2017, si rrallëherë foli publikisht për dy blerjet e pritshme të skuadrës para se ato të konfirmohen.

“Ne kemi blerë dy lojtarë, Mustafin dhe Perezin”, – tha tekniku para gazetarëve në sallën e konferencave në “Vicarage Road”. “Tani mund t’i integrojmë në skuadër. Sigurisht, së pari duhet të përfundojmë procedurat e dokumenteve, por duket se do t’i zyrtarizojmë në fillim të javës. Na u desh të punonim fort për t’i siguruar. Tani nuk është se kemi plane për ndonjë lojtar tjetër”, – shtoi Wenger, i cili shprehu kënaqësinë e tij për golin e Mesut Ozilit. “Ne nuk duam që Mesuti vetëm të japë asiste, por edhe të shënojë, kështu që jam shumë i lumtur”, – përfundoi ai.

Comments