Wesley Clark: Serbia është fajtore për bombardimin e saj nga NATO në vitin 1999

226

Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili në vitin 1999 ishte shef i NATO-s gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia ka dhënë një intervistë për gazetën malazeze ‘Dnevne Novine ‘.

Ai ka thënë për gazetën malazeze se vet Serbia ishte fajtore pse u sulmua nga NATO, dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër përpos zgjidhjes ushtarake.

Sipas Clark, njerëzit në Serbi duhet të pranojnë vetë se qeveria e tyre i ka çuar ata në një “situatë ekstreme ndaj NATO-s”. Duke shtuar se amerikanët në vitin 1999, Përdorën forcën ushtarake si “mjetin e fundit”!

Gjenerali më pas njoftoi haptazi presionet e reja të NATO-s ndaj Serbisë:

Shpresoj që Serbia të ndjekë rrugën e Malit të Zi, të shohë një shembull të mirë dhe të ndjekë rrugën e saj drejt integrimit në NATO. Nëse nuk ka konflikte e probleme të reja, Serbia duhet të shikojë Malin e Zi dhe të zhvillojë një politikë të tillë , theksoi Clark.

Gjenerali amerikan Wesley Clark, shihet në Serbi si njeriu që bombardoi Serbinë pamëshirshëm dhe urrehet nga serbët./Fmimages.net

Comments