Wladimir Klitschko i shpëton mrekullisht vdekjes në Spanjë!

524

Ish-kampioni i peshave të rënda, Wladimir Klitschko i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes. Boksieri ukrainas ndodhet në pushime me familjen e tij në Majorka të Spanjës ku është përballur me një rast të rëndë.

Klitschko ndodhej në jahtë me familjen e tij kur jahti luksoz ishte përfshirë nga zjarri. Ngjarja kishte ndodhur në orët e natës. Ishin rojet bregdetare që kanë arritur mrekullisht ta shpëtojnë Klitschkon dhe familjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe vetë boksieri.

“Udhëtimi në natën e të dielës në jahtë përfunhdoi me jahtin e djegur. Unë, familja e miqtë u shpëtuam dhe evakuuam nga rojat bregdetari si dhe ekipi i shpëtimit të zjarrit. Tani jemi mirë të gjithë” ka thënë Klitschko në njoftim./Indeksonline/

Comments