Xhaferi bëri thirrje për takim të liderëve për konfirmim të zgjedhjeve
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje në seancën për ligjin për prokurorinë publike propozoi për sot mbajtje të takimit të takimit të liderëve në të cilin, siç tha, do të konfirmohet dëshira e të gjithë partive për mbajtje të zgjedhjeve më 12 prill. Ai paraprakisht e anuloi seancës për shkak se janë paraqitur më shumë se 30 deputetë për të debatuar dhe për arsye se deputetët gjithë ditën i janë ankuar se janë të lodhur nga pritja.
Xhaferi mbrëmë në orën 22 e filloi seancën në të cilën duhet të debatohet për propozim-ligjet për Prokurorinë publike dhe për Këshillin e prokurorëve publikë dhe për kohë të shkurtër e ndërpreu dhe e caktoi për ditën e sotme në orën 11.
Kuvendi sot në kuadër të seancës së 135-të duhet të debatohet për ligjet, të cilët tashmë kanë kaluar në Komisionin për çështje evropiane dhe në Komisionin amë juridiko-ligjdhënës./TV21/