Xhaxhai i vajzës së zhdukur 16 muajshe në Hasanbeg: Shpirti po na digjet, na ndihmoni ta gjejmë! (FOTO)


Pesë ditë pas përmbytjeve nga vërshimet e rreshjeve të shiut familja Fejzullahu nga Hasanbegi i Shkupit ende vuajnë zhdukjen e vogëlushes 16 muajshe.
Ai nëpërmjet portalit Almakos apelon deri te të gjithë qytetarët që në rast se vërejnë ndonjë trup të pajetë të ndonjë fëmije të paraqiten në numrin e telefonit 070773427. Ndihma eventuale e gjdokujt në këtë drejtim do të ishte një lehtësim shpirtëror për gjithë familjen Fejzullahu. Në vazhdim portali Almakos ua sjell një foto të vajzës së vogël e cila në momentin tragjik ka qenë e veshur ngjashëm si në fotografi, e gjitha me ngjyrë vjollce prej lartë deri në qorape.
Përveç tashmë të ndjerëve Furkan Fejzullahut dhe vajzës së tij Elifes, në veturën e vëllaut të tij në autostradën Stajkovc kishte qenë edhe bashkëshortja e Furkanit, mirëpo siç thotë xhaxhai Xhemuli, deshti Zoti dhe ajo ka shpëtuar nga kjo fatkeqësi.
“Bashkëshortja e vëllaut e cila ka qenë poashtu në veturë me vëllaun dhe fëmijën ka dashur Zoti dhe ka shpëtuar. Nga ajo që tregon bashkëshortja e vëllaut uji e kishte bartur atë nga autostrada deri në Hasanbeg. Kështu ka qenë e detyruar të qëndron mbi një lis afër 5 orë, e më pas të kthehet në shtëpi”, vazhdon rrëfimin e tij me lot në sy Xhemul Fejzullahu.
Ndryshe në këtë familje që nga dita e dytë është hapur e pame për viktimat.