Xhevat Bislimi reagon pas publikimit të bisedës telefonike në mes tij dhe Adem Grabovcit

220
Xhevat Bislimi reagon pas publikimit të bisedës telefonike në mes  tij dhe Adem Grabovcit

Xhevat Bislimi  ka reaguar sot përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook, pasi është  publikuar një bisedë e tij  telefonike me Adem Grabovcin. Bislimi në atë kohë ishte zyrtar lartë i PDK-së e tash anëtarë i Vetëvendosjes.

Ai  në reagimin e tij  shkruan:

DILEMMA e dites: Të shkruaj apo të mos shkruaj?! Sot, disa shoke e miq me njofuan se qenka publikuar edhe nje bisede e imja telefonike me Adem Grabocin… Mire shume- u thosha. -Çfare pskemi pas biseduar qe qenka dashur te publikohet? Jo, asgje e rendesishme veç kishe pas folur pak edhe serbisht e medemek paske bere mekat te madh, me thoshin! E hapa “Insajderin” dhe e degjova ate bisede telefonike… Asgje per ta degjuar publiku. Por, me beri pershtypje komenti-interpretimi i bisedes nga “redaksia”… Sipas tyre Ademi me pska ftuar te shkoj ne Kuvend dhe ta votoj ligjin e diskutueshem dhe te kontestueshem per qendren e Prizrenit! Gjithnje sipas tyre “ky ishte Xhevat Bislimi qe dikur ishte ne PDK dhe pranonte te votonte ligjin antishqiptar per Prizrenin”!! E para une kam qene deputet ne kohen e bisedimeve te Vjenes… Qendrimi im per ato bisedime, per “decentralizimin” (komunat serbe) dhe planin e Ahtisarit ka qene publik. Jane te regjistruara fjalimet e mia ne Kuvend nga RTK-ja, po jane edhe transkriptet e Kuvendit… Jane edhe dhjetra shkrime te botuara ne ate kohe per ate çeshtje nga une… E dyta, nuk keni pas nevoje me “zbulu” qe kam qene ne PDK, sepse nuk e kam fshehur asnjehere qe kam qene pjese e themelimit te PDK -se, anetar i Kryesise, etj. Nuk e kam fshehur dhe as mohuar qe Adem Grabocin e kam patur shoke te LPK-se (jo vetem koleg) dhe me vone te te PDK-se. Nuk e mohoj asnje shoke, qendrim politik, shkrim timin, etj. Kane qene publike. Ndonjehere edhe jam gabuar ne vleresimet e mia per njerez, ngjarje e situata, por nuk i mohoj qe jane te miat. Largimi im nga PDK-ja nuk lidhet me raporte perdonale dhe as me ambicjet e mia per poste, privilegje, perfitime, etj. Nuk u largova nga PDK-ja pse ndryshova une ne bindjet e mia kombetare, politike dhe ideologjike, por pse ndryshoi kursin e saj partia (PDK-ja), e cila u be e djathte, hoqi dore nga flamuri, hoqi dore nga percaktimi dhe parimi fundamental kombetar, SHQIPTARIA” dhe po mundoheje te impononte “kosovarizimin” e Kosoves shqiptare, nuk u distancua dhe nuk e luftoi korrupcionin, trafiqet, uzurpimet, pervetesimin e pasurise kombetare permes “privatizimit dhe, ajo qe ishte vendimtare: rihapja e bisedimeve me Serbine per çeshtje teresisht te brendshme te Republikes sone edhe pas shpalljes se pavaresise!! Me keto bisedime dhe marreveshje te reja me Serbine, konsideroja une, i jepej goditje e rende lirise, pavaresise, sovranitetit dhe demokracise se Republikes Shqiptare te Kosoves!! E kam thene ne mbledhjet e Kryesise, po edhe publikisht ndonjehere gjate bisedimeve te Vjenes dhe po e them edhe tash: uroj qe une te jem i gabuar! Mjafton qe Kosoves dhe popullit te saj shqiptar dhe gjithe kombit tone t’i bie mire… Por, rezultatet e atyre dhe te ketyre bisedimeve (Vjene, Bruksel) po dalin se jane dhe do te jene kercenuese per lirine, sigurine, pavaresine dhe qendrueshmerine e Republikes se Kosoves dhe te rajonit… E treta, edhe nga titujt dhe komentet e potonoportaleve tjera e mesova se halli i tyre nuk paska qene nje bisede rasti mes dy anetareve te kryesise dhe mes dy shokeve, por angazhimi im ne Levizjen Vetevendosje!! E katerta, MEKATI i madh paska qene qe une, pasi Ademi me pergjigjet serbisht edhe une ia kthej me humor ne gjuhen serbe! Hata! Sepse, me kete po dashkan te tregojne se “ja edhe ky shqiptari po flet serbisht”! Primitivizem dhe injorance meskine e ketyre kuzhinave! Une, ne ate bisede kisha fol ndonje fjale edhe gjermanisht (ne gjuhen qe fliste, komandonte dhe jepte urdhera per vrasjen dhe per tmerret me te medha qe ka njohur shoqeria njerezore), por kjo nuk u ka bere pershtypje!! Po ta dija do te flisja ndonjehere edhe turqisht, ne gjuhen e atyre qe i kane shkaktuar tragjedite dhe copetimet me te medha kombit shqiptar… Une dhe secili qytetar edhe mund ta kuptoje publikimin e bisedave qe prekin rendin juridik-kushtetues, qe cenojne sigurine dhe interesat e vendit, qe rrezikojne jeten, lirine, te drejten dhe sigurine e dikujt, te nje grupi, organizate, etj. Pastaj publikimi i bisedave qe cenojne ligjin, interesin publik, etj. Kjo kuptohet me lejen e organeve kompetente-ligjore dhe jo me porosi politike e mafioze! Eshte interesant edhe fakti qe nuk po publikohen bisedate me zyrtare, agjente, tregtare, ushtarake… serbe qe i kane kushtuar dhe po i kushtojne Kosoves politikisht, ekonomikisht, ne planin e sigurise dhe te pozites nderkombetare!! Ka edhe te tjera… Por, mungesa e shtetit ligjor e kombetar e ka çmimin edhe ne kete forme…

Comments