“Yjet” e futbollit botëror shprehin ngushëllimet e tyre për familjarët e futbollistëve të Chapecoenses

Futbollistët më të famshëm në mbarë botën janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të viktimave të tragjedisë në Kolumbi ku 76 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, ndërsa në mes tyre ishin dhe lojtarët e klubit brazilian Chapecoense.
Lionel Messi: “Ngushëllimet e mia më të thella për gjithë familjarët, shokët dhe mbështetësit e ekipit të Chapecoenses”

Modriç: “Ditë e mërzitshme për botën e futbollit. Ngushëllimet e mia për familjarët”

Nejmar: “Ende nuk po mund të besoj për këtë tragjedi. Sot e gjithë bota qan”

Myller: “Ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave”


