Yll Limani ka gati baladën e radhës, publikon një pjesë të saj

Yll Limani po vjen me këngë të re.
Yll Limani ka paralajmëruar projektin e tij më të ri, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
“Nuk po kalojka” titullohet kënga e re nga Ylli, të cilës do t’ia shoqërojë edhe videoklipin, ndërsa një pjesë të projektit e zbuloi në videon që e postoi së fundi në Instagram.
“qe e paska n’zemer, tjeterkon… Se shpejti #nukpokalojka🌹💃“, ka shkruar Ylli.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Yll Limani është “A don hala”, duet ky me Tuna Sejdiun, që është pritur shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/