
Kingsley Coman është arrestuar dje nga policia franceze. Mesfushori i Bayernit, i cili po kalon pushimet në Francë, në Shesi, u ndal të hënën dhe kaloi disa orë në rajonin e policisë.

Shkak ishte denoncimi nga ish-e dashura e tij, me të cilën kishte pasur debat të ashpër të shtunën dhe të hënën, dhe akuzohet se ka shkaktuar dhe dhunë.
Ish e dashura e Coman, është shoqëruar për në spital nga ku ka marrë mjekimin e nevojshëm si dhe do t’i duhet të qëndrojë në regjim shtrati për 8 ditë.
21-vjecari do të përballet me akuzat në muajin shtator në dyert e gjykatës. Situatë e vështirë kjo për Kingsley Coman, i cili rrezikon dënimin me burg ose masën administrative gjobë.