Ylli i Unitedit mund t’i bashkohet Milanit

313
Ylli i Unitedit mund t’i bashkohet Milanit

Moebel THEMA

Skuadra italiane Milan e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A edhe pse nuk është pritur shumë nga ta.

E në afatin kalimtar të janarit, ‘Rossonerët’ pritet të përforcohen mjaftë shumë për të arritur objektivin madhor, rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Emri më i ri në listën e gjigantit italian është mesfushori i Manchester United, Memphis Depay.
Depay ka dështuar t’i tregojë aftësitë në ‘Old Traford’, dhe është pajtuar të largohet për të gjetur një skuadër ku ka më shumë hapësira.

‘Djajtë e Kuq’, mund ta lënë të lirë lojtarin të largohet në janar për mbi 20 milionë euro.

Përveç Milanit në garë për ish-anëtarin e PSV Eindhoven, është edhe skuadra gjermane Wolfsburg.

Comments