Ymeri: Mendësia e Albin Kurtit luftohet me protesta, zgjim qytetar

118
fresco

Visar Ymeri ka thënë se ndaj mendësisë së VV-së dhe Albin Kurtit, duhet të ketë edhe protesta.

“Kjo mendësi e Albin Kurtit nuk luftohet vetëm në mënyrën qysh po e bënë opozita deri tash, unë mendoj që duhet me pas edhe protesta edhe njëfarë zgjimi qytetar. Tash nuk po thom me bo protesta të Vetëvendosjes.”, tha ai në Paparaci.

Ai përmendi edhe forma të tjera të mundshme të reagimit:

“Protesta mundet me u bo p.sh. padëgjueshmëri e nëpunësve civil. Formë jashtëzakonisht efektive e protestës janë edhe këta lajmëtarët, që japin dokumente çfarë hajnije është duke ndodh brenda dhe bravo iu koft atyre.”

Në fund të intervistës, Ymeri u shpreh:

“Nëse ti më pyet mua a është Kurti totalitar? Unë të them jo… jo që nuk don, po që nuk ka pas mundësi.”

Comments